Policia gjen server kompjuterësh brenda kampit të MEK
Dyshohet se janë përdorur për sulme kibernetike
Policia ka zbuluar disa serverë kompjuterësh brenda kampit të MEK në Manzë të Durrësit. Sipas raportimit nga “TV Klan”, dyshohet se këta serverë janë përdorur për të kryer sulme kibernetike kundër institucioneve të huaja. Ka dyshime se brenda kampit të MEK është krijuar një qendër hackerësh për aktivitete të tilla. Kontrolli i sotëm është kryer me urdhër të SPAK-ut. Ende nuk ka informacion të mjaftueshëm rreth materialeve të sekuestruara në kampin e Manzës, por pritet që policia të japë më shumë detaje në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



