Policia gjen trupin e pajetë të 49-vjeçarit në plazhin e Gjirit të Hartës
49-vjeçari Naim Likometi nga Tirana, i shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025, është gjetur pak më parë nga policia i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës.
Sipas burimeve, 49 vjeçari Naim Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.
Sot në mesditë, policia e rendit ka gjetur në breg të detit në Ksamil një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.
Sipas burimeve nga familja Likometa telefoni celular i 49 vjeçarit ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



