E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia gjoba bizneseve?/ Denoncimi: Për ndërtimet pa leje marrin deri në 200 mijë euro
Politikë

Policia gjoba bizneseve?/ Denoncimi: Për ndërtimet pa leje marrin deri në 200 mijë euro

Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë një takimi me drejtuesit e departamenteve të PD-së, Berisha tregoi se si policia po gjobit bizneset në fushën e ndërtimit.

Sipas tij, për një ndërtin pa leje bizneset i paguajnë gjobë policisë deri në 200 mijë euro.

“Unë njoh shumicën dhe prapa jush shoh problematikat e tmerrshme me të cilën përballet sot, sektori juaj, kudo. Këto problematika kanë nevojë për një përgjigje emergjente. Secili nga ju krahas programit afatmesëm afatgjatë duhet të ketë paketën e emergjencës, sepse Shqipëria absolutisht në çdo fushë po rrënohet.

Para 2 vitesh një studim i Bankës Botërore tregonte se Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për ryshfetin. Ju garantoj që sot duhet të jetë vendi i parë me distancë. Ju nuk mund të imagjinoni se për çdo ndërtim pa leje i paguhet gjoba policisë, që shkon në 100, 200 mijë sipas ndërtimit. I paguhet tatimeve, i paguhen taksave. Shqiptarët janë në një sistem gjobëvënie të tmerrshme”, theksoi kryedemokrati

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.