E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia gjobit djalin e ish-kryeministrit
Lajme

Policia gjobit djalin e ish-kryeministrit

Redon Meksi, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, është gjobitur mbrëmjen e djeshme për shkak se ka thyer rregullat anti Covid dhe ka dalë nga shtëpia pas orës 20:00.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Meksi me anë të një postimi në facebook. Ai ka ironizuar duke thënë se i kishte mbaruar letra higjenike dhe kishte dalë se mos i jepte ndonjëri, por në vend të kësaj mori letrën e gjobës, thotë ai.

“Kaloi ora 20.00, kur cte shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njehere verdall se do me japi ndonjeri… dhe ne fakt ashtu ndodhi , me dha nje polic kete copen e letres

pertej shakase, nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare per uljen orarit te shtetrrethimit ne 20.00, dhe pervec kasaj konstatohem ne shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00

ps: sorry per shkrimin , pervecse ishte fleta e dyte, kisha qenin ne njeren dore , i cili i ka pak bezdi uniformat” shkruan ai në postimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.