E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia greke arreston dy nga vrasësit e komisar Artan Cukut
Lajme

Policia greke arreston dy nga vrasësit e komisar Artan Cukut

Policia greke ka vënë në pranga dy nga vrasësit e Komisar Artan Cukut. Mësohet se të arrestuarit janë një shqiptar 42 vjeç dhe një 38 vjeç. Operacioni i policisë greke në Glifadha, Athinë. Ata akuzohen si të përfshirë në një ngjarje në 22 janar 2022 në Voula, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosën me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Pas disa muaj hetimesh janë identifikuar 3 nga autorët, dy prej të cilëve rezultojnë të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e policit ndërsa një tjetër rezulton në burg për krime të tjera. Një prej tre të identifikuarve si autorë, rezulton i mbrojtur një nga avokatët më me emër në Greqi. Policia bën me dije se në ngjarjen në Voula morën pjesë 6 persona. 4 mbërritën në vendngjarje me një fuoristradë me targa bullgare dhe një mjet tjetër ndërsa dy të tjerë ndodheshin jashtë furrës së bukës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.