E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia greke arreston shqiptarin pak minuta para se të arratisej nga burgu
Lajme

Policia greke arreston shqiptarin pak minuta para se të arratisej nga burgu

Policia greke ka kryer një operacion të befasishëm në qelinë e shqiptarit Fabio Dusko që po kryen një dënim të gjatë në burgun e Koridhalose, njoftojnë sot mediat greke. Kontrolli erdhi pas dyshimeve se ai kishte fshehur brenda qelisë, pajisje dhe armë që mund t’i përdorte për t’u arratisur nga burgu.

Përfundimisht, Policia greke zbuloi dy laptopë brenda në qeli…të cilët ishin të lidhur me internet. Po ashtu, gjeti thika tësajuara, telefona celularë, grepa dhe sende të tjera. Fabio Dusko dyshohet se po përgatiste arratisjen dhe e kishte deklaruar hapur me krenari miqësinë e tij për grupin grek “Bërthamat e zjarrit”.

Një polic që foli për mediat greke tha se ishte hera e parë që kapej një laptop në burgjet greke: “Kontrolli bëri të mundur që ne të ndalonim arratisjen në momentin e fundit,” tha ai. Dusko, që në profilin e tij në Facebook shkruan se është “vrasës profesionist”, kishte komunikuar edhe me Skype

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.