E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia hap me forcë derën, kryebashkiaku i PS futet në Bashkinë e Kavajës
Politikë

Policia hap me forcë derën, kryebashkiaku i PS futet në Bashkinë e Kavajës

Pas përfundimit të orarit zyrtar, kryebashkiaku i PS në Kavajë Redjan Krali, është futur në bashki.

Kryebashkiu i ri i Kavajës, Redjan Krali ka mbërritur pak më parë në godinën e Bashkisë.

Ka qenë policia bashkiake ka bërë të mundur hapjen e derës së Bashkisë, pasi u mbyll nga zyrtarët e bashkisë, pas përfundimit të orarit zyrtar.

Ndërkohë që edhe protestuesit përpara godinës, të cilët ndaluan hyrjen e kryebashkiaut të ri, u larguan pak më herët.

****

Betimi i kryebashkiakut të ri të Kavajës te nënprefektura, protestë para obashkisë

Proteste para Bashkise se Kavajes, nderkohe qe pritej te behej konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe njeheresh betimi i kryebashkiakut te ri, Redjan Krali.

protesta

Ne Kavaje, mbeshtetesit e ish kreut te bashkise, Isa Sakja, jane ne proteste para bashkise, duke mos njohur kreun e ri qe dale nga 30 qershori. Pas kesaj, konstituimi po behet ne ambientet e nenprefektures.

Nderkohe vete Sakja është shprehur se per te kjo e sotmja eshte nje dite e zakonshme pune.

“Eshtë ditë e zakonshme pune. Më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje. Kemi një dekret të presidentit të Republikës në fuqi dhe absolutisht është e pamundur që populli i Kavajës, jo vetëm demokratët e Kavajës të tolerojnë qeverinë që të emërojë në krye të bashkive të djathta dhe të majta të emëruarit e tyre të pazgjedhur. Dua t’iu bëj me dije se Kavaja kanë votuar vetëm 5% e votuesve dhe unë e lë bashkinë,”-mesohet te kete thene ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.