E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia hedh  gaz  lotsjelles dhe fillon arrestimet
Publik News

Policia hedh gaz lotsjelles dhe fillon arrestimet

55-  Me të mbërritur para Drejtorisë së Policisë, policia ka hedhur gaz lotsjellës drejtë tyre.

18:50- Protestuesit janë nisur per te Drejtoria e Policise se Tirane, ne Myslym Shyur. Mesohet se protestuesit kane ndenjur para Kryeministrise per 40 minuta, por nuk eshte dashur nderhyrja e policise pasi situata ka qene e qete. 

18:25-Një numër i konsiderueshëm qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta, ndërsa prezent janë edhe forcat e policisë si dhe një autobot uji.

Nëse do të ketë tensionin të situatës do të ndërhyhet për shpërndarjen e turmës.

Qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon normalisht, si dhe lëvizja e qytetarëve.

Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e protestës së katërt të paralajmëruar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen  tubimit.

Protesta klodian rasha

Protesta është lajmëruar të nisë ën orën 18:00, ndërsa makinat e rënda shihedhese të policisë kanë ‘pushtuar’ rrugët e kryeqytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.

Po ashtu edhe këtë pasdite Institucionet e rëndësisë se veçante janë rrethuar nga barriera metalike, ndërkohe që ato mbrohen nga forcat e rendit.

Ndërkaq, raportohet se forca te shumta policie qarkullojnë në zonën e ish-Bllokut për te kontrolluar grupet e protestueseve, për të shmangur lëndët piroteknike apo sendet e tjera që mund të lëndojnë efektivët e rendit.

Sjellim në vëmendje se protestat e mëparshme janë shoqëruar me kaos. Protestuesit të revoltuar kanë shkatërruar semaforë, tabela, kazanët e mbeturinave u kanë vënë flakën dhe i kanë nxjerrë në mes rrugëve.

autoblindat11

Protestat nisën pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Për këtë të fundit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa para trupit gjykues ka shfaqur edhe pendesë për vrasjen e të riut, duke i kërkuar edhe falje publike familjes Rasha.

autoblindat111

 

1

2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.