E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia i përgjigjet akuzave të Nikollë Lesit: Nuk e kemi shoqëruar, ai ka ardhur vetë në Komisariat
Uncategorized

Policia i përgjigjet akuzave të Nikollë Lesit: Nuk e kemi shoqëruar, ai ka ardhur vetë në Komisariat

Policia i është përgjigjur akuzave të botuesit Nikollë Lesi në lidhje me rrethimin e godinës së gazetës ‘Koha Jonë’. Me një njoftim për mediat, Policia e Tiranës thotë se Nikollë Lesi nuk është shoqëruar po është paraqitur vetë në Komisariatin numër 2 ku ka dhënë sqarime.

Më pas, policia thotë se ndërtimi që po bëhej ishte kryer sipas rregullave dhe Lesi ka pasur një deklaratë paraprake nga Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Territorit.

Në datë 28.08.2017, në orën 17:27, në Komisariatin Dixhital ka ardhur një raportim për ndërtim pa leje në rrugën “Andon Zako Çajupi”, Tiranë. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat konstatuan se në një godinë të një pallati po vendoseshin shkallë emergjente.

Shërbimet e policisë shoqëruan 2 punonjës për të sqaruar rrethanat dhe shtetasin E.Sh., 37 vjeç, specialist i IMT në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e veprës penale.

Shërbimet e policisë shoqëruan 2 punonjës për të sqaruar rrethanat dhe shtetasin E.Sh., 37 vjeç, specialist i IMT në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e veprës penale.

Nga deklarimi i marrë shtetasi N. L., u shpreh se për shkak të pozicionit të godinës kishte lindur nevoja e montimit të shkallëve emergjente duke shtuar sigurinë për punonjësit aty. Për montimin e këtyre shkallëve kishte marrë një deklaratë paraprake pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Territorit.

Shtetasi E. Sh., me detyrë specialist pranë IMT ka deklaruar se është njoftuar nga policia për të verifikuar rastin në fjalë.

Nga verifikimi i bërë ka rezultuar se punimet e bëra deri tani kanë qenë brenda Deklaratës paraprake të mësipërme me të cilën pronari i godinës ka qenë i pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.