E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia italiane godet grupin e Camorras, 18 të arrestuar
Lajme

Policia italiane godet grupin e Camorras, 18 të arrestuar

Lidhje me zyrtarë për të përfituar kontrata publike

Policia italiane ka arrestuar 18 persona, si pjesë e grupit famëkeq të Camorras. Mësohet se operacioni u zhvillua në Caivano, si pjesë e një hetimi për infiltrimin e krimit të organizuar në qeveri dhe aktivitetet e administratës së bashkisë.

Ka dyshime se organizata kriminale arriti të merrte informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me dhënien e kontratave.

Nëntë nga 18 personat e kapur, u arrestuan më 10 tetor. Masa e paraburgimit tashmë është zëvendësuar me masë sigurimi. 9 personat e tjerë të përfshirë janë ende pjesë e të njëjtit hetim: janë 6 kontraktorë lokalë të ndërtesave, të vendosur në arrest shtëpie, ndërsa të tjerët janë eksponentë të krimit të organizuar lokal. Akuzat janë, për shoqërim mafioz, zhvatje të rënduar me metodën mafioze dhe krime kundër Administratës Publike. Organizata kriminale ka arritur të marrë informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me dhënien e kontratave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.