E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia jep detaje nga  vdekja e  avokatit
Lajme

Policia jep detaje nga vdekja e avokatit

Policia ka dhënë detaje nga vdekja e avokatit Gjovalin Ulndreaj, i cili ndërroi jetë në spital pasi humbi ndjenjat në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Blutë informojnë se gjatë ditës së djeshme, 28 Janar, avokati ka humbur ndjenjat gjatë seancës gjyqësore në Apel dhe është dërguar në spital.

Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 59-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator.

“Më datë 28.01.2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit, Tiranë, gjatë një seance gjyqësore, ka humbur ndjenjat shtetasi Gj. U., 59 vjeç, avokati, i cili është dërguar në spital, por pavarërisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator”, njoftimi i policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.