E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia jep detajet e aksidentit të rëndë në Rrugën e Arbrit/ Kapet shoferi që përplasi për vdekje kalimtarin
Publik News

Policia jep detajet e aksidentit të rëndë në Rrugën e Arbrit/ Kapet shoferi që përplasi për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Rrugën e Arbrit. Mësohet se viktima është shtetasi Rushit Rusi nga fshati Çerenec i Dibrës.

aksident-naten-policia-naten

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gjoricë. Shoferi që ka përplasur me makinë kalimtarin dhe është larguar nga vendngjarja, por pak minuta më vonë policia ka mundur të bëjë shoqërimin e tij në Komisarit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur aksidentin tragjik me një viktimë.

Njoftimi i plotë: 

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e 69-vjeçarit, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i mjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 20.00, në vendin e quajtur Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbërit që është akoma kantier ndërtimi) shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka goditur shtetasin R. R., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë pas ndjekjes dhe kontrollit të zonës, kanë gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, drejtuesin e automjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.