Policia jep detajet e arrestimit të 45-vjeçarit, ja emri
Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



