Policia jep detajet për ngjarjen në Shkodër
Policia e Shkodres jep detaje per ngjarjen e ndodhur sot ne Bushat, teksa nje person u gjet i plagosur me arme zjarri.
Personi i dëmtuar është identifikuar si Palok Dodaj dhe sipas policise, 70 vjecari dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Informacion paraprak
Më datë 21.08.2019, rreth orës 13.10, në oborrin e banesës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi P.D., rreth 70 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur shteasi P.D. dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethaneve të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



