Policia jep detajet, si vdiq e reja shqiptare në aksident
Policia ka dhënë detajet për vdekjen tragjike të një shqiptareje në fshatin Larushk të Fushë- Krujës.
Për motive ende të paqarta, e reja e identifikuar si shtetasja me incialet E.A, 35 vjeçe, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë, duke humbur kësisoj jetën.
Njoftim i policisë
Më datë 22.02.2019, rreth orës 12:15, në Larushk, drejtuesja e mjeti me targë AA314CC, shtetasja E.A., 35 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur më një shtyllë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ndodhet grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



