Policia jep njoftimin e rëndësishëm
Policia e Shtetit ka njoftuar se të gjitha autorizimet e dhëna për lëvizjen e automjeteve private do të shfuqizohen duke filluar nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri në orën 05:00 të ditës së hënë.
Në njoftimin e policisë konfirmohet urdhri i kryeminiastrit Rama për të ndaluaer qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve nga ora 13:00, ndërsa përjashtohen nga ky rregull disa kategori.
Mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery), do të mund të qarkullojnë pa problem nëpër rrugët e Shqipërisë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19:
Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.
Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).
Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



