E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia kap dy persona të kërkuar, ja pse akuzohen
Lajme

Policia kap dy persona të kërkuar, ja pse akuzohen

Ne vijim te punes për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, policia e Lezhes ka arrestuar dy shtetas qe ishin ne kerkim, njeri per droge e tjeri per dhune ne familje.

1522996649_policialezhe

 

Ne pranga jane vene G.K., 49 vjeç, banues në Lezhë, i denuar me burg per trafik te lendeve narkotike dhe shtetasi B.T., 48 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka qelluar me sende te forta ne koke vellain.

NJOFTIMI I POLICISE 
Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-G.K., 49 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë

Materialet iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të metejshme

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B.T., 48 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e tij,për veprën penale “Dhuna në familje”,pasi në Qershor 2019 ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me sende të forta në kokë vellain e tij, shtetasin L.T.,43 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.