E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia konfirmon ngjarjen e minorenes së përdhunuar në shkollën e Arapajt
Lajme

Policia konfirmon ngjarjen e minorenes së përdhunuar në shkollën e Arapajt

Pas publikimit në media të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkollën 9 vjeçare në Arapaj të Durrësit, Policia ka dhënë një variant paraprak për ngjarjen.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më datë 5 korrik, ndërkohë që në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, efektivët e policisë kanë arrestuar 16-vjeçarin me inicialet A.R.

 

 

Ndërkohë që është proceduar penalisht dhe një 13 vjeçar me nicialet N.K.

“Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhërit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., 13 vjeç.

Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thekson Policia në një njoftim të shkurtër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.