Policia kontroll në banesën e ish-deputetit të PS Rraja
Sipas burimeve zyrtare, në banesën e ish-deputetit socialist pas kontrollit nga policia nuk është gjetur asgjë ilegale dhe as personat që kërkonte policia. Fillimisht, ish-deputeti kishte ftuar policinë për të ushtruar kontrolle, por për shkak të imunitetit të tij si deputet, kontrollet nuk u kryen.
Pas heqjes së imunitetit të ish-deputetit, policia ka kryer kontrollin me vendim gjykate. Personat e shpallur në kërkim janë djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.
Megjithatë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme, policia nuk ka arritur të arrestojë ndonjërin prej tyre. Për momentin, sipas sistemit TIMS, të gjithë personat e shpallur në kërkim figurojnë ende brenda vendit, por ekziston mundësia e një largimi të jashtëligjshëm në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



