E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia kontroll të befasishëm, kapen në flagrancë 4 persona dhe Kryeplaku…
Lajme

Policia kontroll të befasishëm, kapen në flagrancë 4 persona dhe Kryeplaku…

Policia e Krujës ka vënë në pranga 4 persona, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Rinas.

Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka vijuar kontrollin e territorit, ku si  ranë në pranga:

-A. A.,41 vjeç, banues në Nikël;
-A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa.

kanabis

Po në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit:

-S.B., 26 vjeç, banues në Rinas;
-A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.