E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia kufitare bllokon 11 mjete lundruese
Lajme

Policia kufitare bllokon 11 mjete lundruese

Drejtuesit ndëshkohen me gjoba që shkojnë deri në 200 mijë lekë

Policia Kufitare ka ndërmarrë masa intensive për të monitoruar hapësirat detare dhe tokësore, në synim të garantimit të sigurisë së pushuesve. Në këtë kuadër, janë bllokuar 11 mjete lundruese në rrugën nga Dhërmiu në liqenin e Komanit, sepse ishin në paligjshmëri. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative nga 10,000 deri në 200,000 lekë të rinj. Në Durrës, një kapiten motopeshkareje libiane është ndëshkuar me masë administrative 300,000 lekë të rinj. Shërbimet e Policisë Kufitare po vazhdojnë të monitorojnë zonat ku lëvizin mjete lundruese nëpër të gjithë vendin për të verifikuar zbatimin e ligjit dhe rregullave të lundrimit, si dhe dokumentacionin e nevojshëm për drejtimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.