E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia  largoi turistet  nga  plazhi  privat  në Sarandë
Publik News

Policia largoi turistet nga plazhi privat në Sarandë

Thellohet akoma më tej skandali i ditës së sotme në një plazh të Sarandës. Disa vajza turiste nga Suedia kishin vendosur peshqirët e tyre në plazh dhe disa persona të cilësuar si “pronarët e plazhit” u kërkuan të largoheshin pasi plazhi ishte privat dhe nuk lejohej peshqiri.

Por një dëshmitar nga vendngjarja raporton se aty erdhi edhe policia. Këta të fundit në vend të merrnin masa e të zbatonin ligjin mësohet se u kanë thënë turisteve se “kështu e ka rregullorja e plazhit, pasi plazhi është privat dhe nuk lejohet peshqiri”.

Pas këtij momenti dëshmitari raporton se turistet janë larguar. Pra policia e shtetit me pak fjalë është vënë në shërbim të “pronarëve të plazhit” duke u thënë zyrtarisht turisteve se plazhi ishte privat, duke e çuar skandalin në nivele akoma më të larta.

VIDEO

FullSizeRender

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.