Policia me njoftim zyrtar, zbulohet kujt i përket avioni i ulur në Dhërmi
Mëngjesin e sotëm në brigjet e plazhit të Dhërmiut banorët dhe pushuesit hasën një avion luftarak.
Pamja e pazakontë e këtij avioni, për të cilin dyshuan se është përdorur për transport droge i habiti të gjithë.
Në një informacion për mediat, policia thotë se avioni është përdorur për turizëm, nga pronari i një hoteli.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me avionin që flitet për në Drimadhë të Himarës, ju sqaroj se është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm!
Nuk ka motorr, qëndron thjeshtë i fiksuar për foto, gjëra të kësaj natyre!
Sa për sqarim njëherë e mirë që të mos haludohet për gjëra të dyshimta!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



