Policia ndalon bashkëshortin, dy ditë më parë i denoncoi të zhdukur

Njëri prej të miturve u gjet i mbytur, s’dihet ende fati i nënës me dy fëmijët e tjerë!

Ngjarja tragjike në Shkodër, Policia arreston babanë;

Nëna Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur

Policia e Shkodrës ka ndaluar shtetasin Ergys Arrazi, i cili dy ditë më parë denoncoi në polici se gruaja bashkë me tre fëmijët janë zhdukur.

shkoder policia

Ndërkohë bëhet e ditur se një prej fëmijëve të mitur është gjetur nga peshkatarët i pajetë në ujërat e lumit Drin

Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën. Ndërkohë palombarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

Publikuar nga Publik Media