E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ndalon shoferin që aksidentoi për vdekje 20-vjeçarin në Elbasan
Lajme

Policia ndalon shoferin që aksidentoi për vdekje 20-vjeçarin në Elbasan

Mbrëmjen e 23 janarit, një shtetas përplasi me makinë këmbësorin Fiori Sula, 20 vjeç, në qytetin e Elbasanit. Autori i ngjarjes tragjike, është identifikuar sot pas 4 ditësh. Mësohet se i dyshuari është Aristir Dimo. Veprat penale që rendojnë për të dyshuarin janë: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policise:

Elbasan/Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari, i ndodhur më datë 23.01.2023, në unazën e qytetit.

Aksidentoi me pasojë vdekjen 20-vjeçarin dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas hetimeve të thelluara dhe punës profesionale nga shërbimet e Policisë Rrugore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 23.01.2023. Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit A. D., 65 vjeç, banues Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, mbrëmjen e datës 23.01.2023, në unazën e qytetit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F. S., 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.