Policia në fushatë”, Meta paralajmëron Ramën: Bëre thirrje kriminale!
Me shqetësim të madh dhe me nota të forta dënimi e ka shoqëruar kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaratën e paprecedentë që bëri dje kryeministri Rama kur i bëri thirrje policëve të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste. Duke folur në cilësinë edhe të presidentit të zgjedhur, Meta tha se thirrja e kreut të qeverisë është kriminale, e turpshme dhe anti-shtet.
Në një deklaratë për mediat pas seancës së jashtëzakonshme që mbajti sot Kuvendi i Shqipërisë, Meta tha se dënon nga ana tjetër edhe heshtjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, ndaj deklaratës së papërgjegjshme të Ramës, -siç ai e quajtir. Megjtihatë, Meta theksoi se nuk e habit ky mosveprim nga ana e kryepolicit Çako.
Thirrja e hapur që Rama i bëri policisë për tu përfshirë në zgjedhje, sipas Metës, dëshmon përgjegjësinë që policia ka në trafikun e drogës.
“Ky është fundi i shtetit, është thirrje edhe për kriminelët të bashkëpunojnë me policinë, t’i bëjnë presion qytetarëve. Eshtë thirrje e hapur e përdorimit të policisë në zgjedhje. Tashmë është e qartë segmentet e policisë kanë përgjegjësi për nxitjen e trafikut të drogës, kanë marrë detyrë të cenojnë zgjedhje me mosveprimin ndaj ligjit. Në 26 qershor ndahet policia e krimit dhe drogës”, theksoi kryeparlamentari.
Meta refuzoi ndjesën që Rama bëri sot duke pranuar gabimin mbi këtë deklaratë. Kreu i Kuvendit tha se do të ndjekë cdo rrugë ligjore për ta ndëshkuar thirrjen anti-ligjore të bërë nga kryeministri.

“Se çfarë bën ai, s’e di. Unë di se çfarë do bëj unë si kryetar kuvendi dhe si kryetar shteti. Kapelën e kanë për ligjin për sigurinë kombëtare, dhe nuk e kanë për të hequr kapelën pas orës 4 gjoja. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë, as Berisha nuk e ka bërë. Detyra e parë më 26 qershor është ndarja e policisë me krimin dhe bandat. E kemi këtë lidhje edhe në Berat, edhe në Shkodër, dhe në disa zona të tjera. Nuk na duhet njolla e zgjedhjeve të prishura. Nuk mund t’i prishë askush zgjedhjet në Shqipëri. Ia kam bërë të qartë që dhe si kryetar Kuvendi por dhe si president i zgjedhur do komunikoj të kërkoj zbatimin e ligjit. Jam i bindur që në polici shumica e tyre duan të vazhdojnë punën dhe në 26 qershor dhe në të të ardhmen. Nuk kanë arsye pse të kenë detyrime as ndaj politikanëve, as ndaj banditëve. Detyra e parë më 26 qershor është ndarja e policisë me krimin dhe bandat. Çdo shef komisariati do të dënohet dhe për mosveprimet në mungesë të moszbatimit të ligjit në favorizim të grupeve kriminale që tentojnë të tjetërsojnë vullnetin e popullit shqiptar. Është e turpshme të kemi ngjarje të tilla e të mos kemi distancime të qarta nga parti politike të përfshira”, tha Meta.
Nga ana tjetër, ai ndau një falënderim për ministrin teknik të Brendshëm, Dritan Demiraj, me të cilin tha se ka komunikuar dhe ka përshëndetur reagimin që ai bëri kundër deklaratës së Ramës. Ministri tha se çdo policë që përfshihet në fushatë dhe që nuk garanton administrimin e një procesi të qetë zgjedhor do të dënohet me forcën e ligjit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



