E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia nis shoqërimin e protestuesve të opozitës
Flash

Policia nis shoqërimin e protestuesve të opozitës

Menjëherë pas protestës policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve. Nga informacionet e para mësohet se deri tani janë shoqëruar 3 protestues.

Protesta e nisur në orën 18:00 u mbyll rreth orës 20:30.

Në fund pas fjalimit të kryetarit të PD-së Sali Berisha disa protestues të revoltuar hodhën flakadanë drejt kryeministrisë si dhe hoqën kordonin prej hekuri që ishte para efektivëve të policisë.
Duhet theksuar se gjatë protestës nuk pati raste dhune nga protestuesit por policia me urdhër të drejtorit të policisë së shtetit, ushtarit të bandave, Ilir Proda po përdor shoqërimin në polici si  formë presioni ndaj njerëzve të cilët kanë dalë në protestë, një e drejtë themelore demokratike.

Ndërkohë deputeti Klevis Balliu po i drejtohet policisë së Tiranë ku janë shoqëruar protestuesit për të kërkuar lirimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.