Policia rrethon pemën e Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbej
Tirana është tashmë afër protestës së pestë që është paralajmëruar nga qytetarët. Në kryeqytet përveç rrethimit të institucioneve nga efektivët për t’i mbrojtur ato, policia ka menduar gjithashtu që të rrethojë me një gardh metalik për të shpëtuar pjesën e mbetur.
Gjysma e pemës është djegur në ditët e tjera të protestës nga qytetarët në tension e sipër dhe efektivët do të mundohen që pjesës tjetër të mos i ndodh e njëjta gjë.
Përveç Tiranës është paralajmëruar protestë edhe në disa qytete të tjera të vendit, ku gjithashtu policia mbetet në gatishmëri për çdo incident që mund të ndodh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



