E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia Rrugore kontroll mjeteve që lëvizin me simbole të një institucioni
Publik News

Policia Rrugore kontroll mjeteve që lëvizin me simbole të një institucioni

“Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në zbatim të detyrimeve të parashikuara në Kodin Rrugor shqiptar, në raport me mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të institucioneve të ndryshme të administratës shtetërore, por jo vetëm, kanë nisur kontrollin dhe verifikimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore, për qëllime abuzive, si dhe sisteme pamore apo zanore në mjetet që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e caktuar me ligj”.

Duke theksuar se ky është kthyer në një fenomen shqetësues, policia thotë se efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kontrolluar 45 automjete të ndryshme në pronësi ose jo të institucioneve të administratës shtetërore.

“Si rezultat janë konstatuar e proceduar administrativisht disa drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë, në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 të Kodit Rrugor “Qarkullimi i automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave”, bëhet me dije në njoftim.

Drejtuesve të mjeteve që janë konstatuar në këtë shkelje, iu janë pezulluar lejet e drejtimit.

Gjithashtu janë proceduar penalisht disa drejtues mjetesh dhe janë shoqëruar në Komisariatet përkatëse disa të tjerë, për veprime hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Policia thekson se kontrollet do vijojnë edhe ditët në vazhdim, “për evidentimin dhe ndëshkimin e çdo automjeti dhe drejtuesi që abuzon duke përdorur sisteme shtesë, simbole ose shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.