E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia Rrugore : Mbi 11 mijë gjoba në një javë, dhe 14 shoferë të arrestuar
Lajme

Policia Rrugore : Mbi 11 mijë gjoba në një javë, dhe 14 shoferë të arrestuar

Rrugore Tiranë ka vijuar punën intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. 

policia rrugore gjoba

▪️14 persona janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, shkelje të tjera si dhe për korrupsion aktiv.

▪️U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.

▪️84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

▪️8 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacionit dhe detyrime të papaguara.

Policia u kujton shoferë të mos harrojnë sepse ‘siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. Respektoni rregullat dhe mbrojtja e jetëve nis nga ju!’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.