E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia shkon ta arrestojë, por nuk e gjen në shtëpi Alqi Bllakon
Lajme

Policia shkon ta arrestojë, por nuk e gjen në shtëpi Alqi Bllakon

Pasi GJKKO i caktoi masën e arrestit më burg, duket se nuk ka asnjë shenjë nga arrestimi i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako. Sipas News 24 Bllako ende nuk është shoqëruar në polici.

Kjo e fundit nuk jep shpjegime për procedurat qe po ndjek dhe nëse ka mundur ta gjeje ish deputetin.

 Bllako nuk është shoqëruar në polici. Kjo e fundit nuk ka dhënë shpjegime për procedurat që po ndjek dhe nëse ka mundur ta gjejë apo jo ish-deputetin që një ditë më parë dorëzoi mandatin duke i paraprirë mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga policia e shtetit në lidhje me arrestimin apo jo të ish-deputetit të akuzuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ne dosjen e  siguruar , rezulton se Alqi Bllako në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe Pëllumb Abeshi, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë qeverisë projektvendimin dhe relacionin për shpronësim e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton se prona është “tokë arë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.