Policia shoqëron xhaxhallarët e kandidatët sicialist, pasi kërcënuan gazetarët

Policia e Rrogozhinës ka shoqëruar shtetasit Arif dhe Agim Memolla, xhaxhallarët e kandidatit të Edi Ramës, Edison Memolla, pasi ata kërcënuan grupin e xhirimit të SYRI TV. Denoncimi erdhi pasi gazetarët e SYRI TV ishin në Rrogozhinë për të transmetuar shkeljet e ligjit, pas thirrjes nën presion të kandidatit të Ramës për zgjedhjet e 23 korrikut.
Policia e Rrogozhinës ka marrë një telefonatë për ndihmë nga ekipi i xhirimit të SYRI TV, pasi dy shtetas i kishin kanosur dhe kërcënuar ata për të larguar nga vendi dhe mos të filmonin ambientin privat. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në adresën e dhënë dhe shoqëruan në stacionin e policisë shtetasit A. M., 65 vjeç dhe A. M., 47 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia e Shtetit vlerëson punën e gazetarëve dhe marrëdhënien e tyre me Policinë, duke u angazhuar të mbrojë dhe të reagojë menjëherë në përmbushjen e misionit të tyre. Kjo tregon rëndësinë e lirisë së medias dhe angazhimit të policisë në mbrojtjen e gazetarëve në kryerjen e punës së tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



