Policia shpërndan protestën e Punonjësve të Transportit Publik para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Policia ka shpërndarë protestën e Punonjësve të Transportit Publik para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në fillim të protestës policia ka arrestuar dy persona për tubim të paligjshëm, por pas kësaj janë shpërndarë të gjithë protestuesit e tjerë të cilët kërkojnë një pagë tjetër prej 40 mijë lekësh.
Ata shprehen se nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët kësisoj kur të plotësohen kushte do të fillojnë punën me transportin.
“Kemi dalë të protestojmë me marrë një pagë me ushqy fëmijët tanë. Po vuajmë për bukë. U bënë 4 muaj me ato 400 mijë lekë i çuam te sporteli. Jemi zhytyr në borxhe”, tha ai.
“Pa zgjidh kërkesat sdek kërkush në punë. Të zgjidhet pikat e ne jemi gati”, tha një tjetër.
Ndërsa një tjetër protestues kishte një kërkesë të veçantë. “Duan të vijë merkeli në shqipëri të qeverisë, po të vijë ajo e bën tamam”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





