E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia shqiptare dhe ajo italiane në konferencë, Nano: 70 monitorime ajrore nga Guarda Di Finanza
Lajme

Policia shqiptare dhe ajo italiane në konferencë, Nano: 70 monitorime ajrore nga Guarda Di Finanza

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në fjalën e tij tha se trafiku i drogës është prioritet për punën e Policisë dhe se bazuar ne statistikat e autoriteteve italiane per vitin 2021, “kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti”.

“Gjithsesi, puna e Policisë së Shtetit kundër kultivimit të bimëve narkotike do të konsiderohej pjesërisht e kryer, nëse nuk do t’i kushtohej vëmendje goditjes së trafikimit të saj dhe identifikimit e sekuestrimit e pasurive që rrjedhin nga ky aktivitet kriminal.

Gjatë periudhës referuese bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti”, tha Nano.

“Shembull i vendosmërisë për përmbushjen e detyrimeve në planin e veprimit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike është procedimi i 165 zyrtarëve vendorë, administratorë të njësive administrtive, kryetarë të fshatrave për shpërdorim detyre e moskallëzim krimi”, vijoi drejtori Nano.

Sipas tij, puna e policisë do të përqendrohet në goditjen e kësaj veprimtarie kriminale që në fazë të hershme, duke grumbulluar informacio edhe për personat që importojnë fara kanabisi dhe më pas i kultivojnë ato.

Nano paralajmëroi se forcat e policisë do të ushtrojnë kontrolle si në ambiente të hapura dhe të mbyllura, aty ku kohët e fundit janë rritur rastet e kultivimit të kanavisit nëpër laboratorë të improvizuar në banesa apo ambiente të tjera.

“Aktualisht kemi përqëndruar punën kryesisht në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura e trafikimit të këtyre bimëve.

Për vitin 2021 puna e policisë ka nisur që sot e do përqëndrohet në grumbullimin e informacioneve për individë apo grupe kriminale që importojnë fara të bimëve narkotike kanabis me qëllim nisjen e hetimeve proaktive dhe goditjen e këtij aktiviteti krimial që në fazën fillestare.

Mbi bazën e hartës dixhitale e analizës së riskut do ushtrohen kontrolle periodike si në ambiente të hapura e të mbyllura me qëllim goditjen e këtij aktiviteti kriminal.

Nisur nga shtimi i rasteve të konstatuara të kultivimit në ambiente të mbyllura do ketë marrje informacioni, verifikime dhe ndjekje për individë apo grupe kriminale të përfshira në këtë akrtivitet kriminal. Beteja bëhet me e fortë se synon grupet kriminale të implikuara në kultivimin e kanabisit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.