E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia sqaron per emrat e Peleshit, Spiropalit dhe Kodhelit:
Publik News

Policia sqaron per emrat e Peleshit, Spiropalit dhe Kodhelit:

S’janë të përfshirë në veprimtari kriminale

Ditën e sotme në listën e publikuar nga hakerat iranianë, të nxjerrë nga sistemi i Policisë së Shtetit  MEMEX bashkë me email-et e ish-kryepolicit Gledis Nano, ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Niko Peleshi, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

News24 dhe BalkanWeb u interesua në zyrën e shtypit të policisë së shtetit për të mësuar nëse këta zyrtarë janë të dyshuar si  të përfshirë në ndonjë ngjarje.

Policia e Shtetit tha asnjëri prej 2 ministrave dhe ish-ministres nuk janë të dyshuar.

“Kategorikisht nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shumë emra të tjerë të publikuar nga hakerat, në këto lista.  Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave”, tha zyra për informimin e mediave në policinë e shtetit./ BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.