E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia sqaron rrethanat e aksidentit fatal në Elbasan, prangos shoferin
Publik News

Policia sqaron rrethanat e aksidentit fatal në Elbasan, prangos shoferin

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin me inicialet D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas bluve, në fshatin Tregan të Elbasanit, shoferi duke drejtuar mjetin autobus “ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja”.

Policia tha se viktimë mbeti shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan.

“E cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, sqarojnë blutë e qytetit.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.