E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia : U zunë për rrugën, i qëlloi me thikë një shofer
Publik News

Policia : U zunë për rrugën, i qëlloi me thikë një shofer

Dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur tek shkolla ‘Fan Noli’ në Tiranë.

Burime nga policia kanë zbardhur ngjarjen, si dhe kanë kanë bërë të ditur se shkak ka qenë bllokimi momental i rrugës nga furgonët që marrin nxënësit.

‘Një shofer në rrugë pranë shkolles ‘Fan Noli’, është konfliktuar me dy drejtues furgonësh, pasi ata kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxënësit, dhe ky donte që ata të hapnin rrugën pasi kishte urgjencë, sipas pretendimeve të tij dhe ka dëmtuar me thikë njërin prej drejtuesve të furgonit’.

Shoferi i plagosur është dërguar në spital dhe nuk ka probleme për jetën, janë shprehur burimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.