E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia vetëm konfirmon grabitjen e bankës, asnjë të dhënë për shumën dhe autorin
Lajme

Policia vetëm konfirmon grabitjen e bankës, asnjë të dhënë për shumën dhe autorin

Policia e Gjirokastrës ka reaguar për grabitjen e filialit të një banke të nivelit të dytë në Tepelenë. Përmes një njoftimi të shkurtër për mediat, Policia konfirmon se ishte vetëm një person që kreu grabitjen, por nuk tregon ende se sa është shuma e grabitur e parave.

Informacioni paraprak

Rreth orës 15:10 në Tepelenë një person i maskuar është futur në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë një sasi parash që ndodheshin mbi banak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, si dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.