E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia zbarkon në Golem, gjobiten dy lokale për muzikë mbi normat
Lajme

Policia zbarkon në Golem, gjobiten dy lokale për muzikë mbi normat

Kontrollet e intensifikuara të Policisë së Durrësit në zonat turistike kanë sjellë masa konkrete ndaj subjekteve që shkelin rregullat për ndotjen akustike. Dy pronarë lokalesh në Golem janë ndëshkuar me nga 200 mijë lekë secili, pasi në ambientet e tyre u konstatua muzikë mbi nivelin e lejuar gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas njoftimit zyrtar të DVP Durrës, shërbimet e Policisë në Golem dhe Plazh kanë zhvilluar kontrolle të vazhdueshme në terren, duke u bazuar si në hartëzimin e zonave me risk, ashtu edhe në ankesat e qytetarëve për zhurmat e tepërta.

Gjatë verifikimeve, autoritetet përdorën pajisje matëse për nivelin e zhurmës në disa ambiente, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike. Nga këto matje rezultoi se në dy lokale në Golem, muzika tejkalonte kufijtë e përcaktuar nga ligji për administrimin e zhurmës në mjedis.

Për shkeljen e konstatuar, pronarët e subjekteve, shtetasit G. Gj., 46 vjeç dhe F. S., 30 vjeç, u ndëshkuan me masë administrative prej 200 mijë lekësh të rinj secili.

Përveç kontrollit të nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë monitoruar edhe respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, i cili është nga ora 11:00 deri në 24:00 në zonat e banuara.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në zonat turistike.

DVP Durrës

Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave dhe zbatimin e orarit të aktiviteteve me muzikë.

Ndëshkohen 2 pronarë lokalesh, secili me masë administrative 200 000 lekë të rinj, pasi në lokalet e tyre në Golem, gjenerohej muzikë mbi nivelin e lejuar, gjatë mbrëmjes.

Shërbimet e Stacioneve të Policisë Golem dhe Plazh, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, kanë vijuar kontrollet në terren, bazuar dhe në ankesat e qytetarëve.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Nga matjet e realizuara sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, është konstatuar muzikë mbi nivelin e lejuar në 2 lokale në Golem.

Për këtë shkelje, pronarët e këtyre lokaleve, shtetasit G. Gj., 46 vjeç dhe F. S., 30 vjeç, u ndëshkuan secili me masë administrative 200 000 lekë të rinj.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për gjenerimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Gjithashtu, vijon intensivisht zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.