E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Politika fiskale po “shthuret”, FMN: Ulja e pragut të TVSH-së nuk dha rezultat
Lajme

Politika fiskale po “shthuret”, FMN: Ulja e pragut të TVSH-së nuk dha rezultat

Amendimi vit pas viti i ligjeve fiskale ka cenuar progresin që qeveria shqiptare duhet të arrinte në drejtim te të ardhurave.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin  e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë vë në dukje se janë bërë përmirësime sa i përket sistemeve të informacionit dhe teknologjisë për administrimin e taksave, por nga ana tjetër sistemimi tatimor ka rënë pre e ndryshimeve të shpeshta shpesh të fokusuara në objektivat sektoriale.

Politikat e tilla, përfshirë ndryshimet në paketën fiskale të 2019 mund të shtrembërojnë alokimin e burimeve, minojnë integritetin e sistemit tatimor, dobësojnë bazën tatimore dhe komplikojnë mbledhjen e të ardhurave, vë në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për të ilustruar shthurjen e politikes fiskale Fondi merr në analizë uljen e pragut të TVSH-së

“Për shembull, ulja e pragut të TVSH-së në vitin 2018 rriti numrin e tatimpaguesve me rreth 30 për qind. Mirëpo ky numër tatimpaguesish veç sa rriti barrën mbi administratën tatimore dhe bizneset e vogla, ndërsa përfitimet në të ardhura ishin të vogla”, referon FMN në analizën për Shqipërinë.

Në mënyrë të ngjashme, futja e pragjeve tatimore të shumëfishta për Tatimin mbi Fitimin mund fragmentojë sistemin dhe të çojë në ndarjen e bizneseve.

Stafi i FMN-së u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të pezullojnë përjashtimet të mëtejshme nga taksat, teksa duhen të merren në konsiderate pezullimi i përjashtimeve fiskale të dhëna më parë.

Fondi thotë se ndryshimet në politikën tatimore duhet të jenë të rralla dhe të mirëmenduara. Ndryshimi i politikave fiskale duhet të marrë në konsideratë rëndësinë e stabilitetit makroekonomik dhe klimën e klima e investimeve.

Para se të ndryshojnë një ligj fiskal autoritet duhet të bëjnë analiza rë thelluara për të vlerësuar ndikimin e tyre  në të ardhura. Për më tepër, autoritetet janë këshilluar të marrin në konsideratë përgatitjen e një strategjie gjithëpërfshirëse të të ardhurave afatmesme.

 

Sipas rekomandimeve të Fondit Shqipëria duhet të rrisë më tej taksat mbi karbonin, makinat dhe naftën.

Baza e TVSH-së duhet të zgjerohet  mbi ilaçet, makinat , shitjet e banesave, arsimi dhe turizmi.

Fondi rekomandoi gjithashtu rikthimin e tatimit mbi të ardhurat e biznesit të vogla dhe rritjen e mëtejshme të akcizës për cigaret. Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.