E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Politikanët  e nisin ditën duke uruar festën e Kurban Bajramit
Lajme

Politikanët e nisin ditën duke uruar festën e Kurban Bajramit

Politikanët e kanë nisur ditën e sotme me urimet për festën e Kurban Bajramit. Nga kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla

Edhe Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.

berisha11

Përmes një postimi në Facebook, Berisha i kërkon besimtarëve t’i luten Zotit që të gjithë përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për familjet dhe vendin e tyre.
Reagimi i Berishës:
Të dashur miq,
Besimtarët myslimanë shqiptarë sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit, ditën e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre.
Ndaj dhe ju ftoj që së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij.

Gjithashtu deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, u kanë uruar festën besimtarëve myslimanë.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, shkruan Rama.

 “Urime gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit!

Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e Besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura.

Gëzime e bekime për të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkruan në urimin e saj kryeparlamentarja Nikolla.

“Gëzuar e me fat Kurban Bajramin!

Gëzuar për njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë e përballen me vështirësite, pa harruar se përkushtimi mirësisë, dhimbsurisë për tjetrin dhe të bërit mirë në këtë botë është kuptimi i jetës. Gëzuar për ata që veç sakrificës së tyre mendojnë e tregohen bujarë e zemërgjerë, me më të varfrit, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit.

Për të gjithë ju, sjelltë kjo festë, paqe e lumturi në zemrat tuaja e dashuria për tjetrin qoftë udhërrëfyese përherë”, shkruan Alibeaj.

“Dhe thuaj; E vërteta ka ardhur dhe gënjeshtra është zhdukur. Me të vërtetë e gënjeshtra përherë do të zhduket” (Isra:81)

Me këto vargje në gojë Profeti Muhamed shembi idhujt e rremë për ta rikthyer Mekën të pastër.

Për kë e viziton duke përkujtuar devotshmërinë e Ibrahimit dhe Ismailit. Dhe mbi të gjitha besimin e Haxheres dhe Ismailit. Shembuj që na mësojnë aq shumë për dashurinë e Zotit ndaj nesh!

Gëzuar Kurban Bajramin.

Hyrja e xhamisë së Et’hem Beut!”, shkruan Jorida Tabaku

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.