E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Porositësi i dy vrasjeve në Elbasan, merret në pyetje Erion Alibej
Lajme

Porositësi i dy vrasjeve në Elbasan, merret në pyetje Erion Alibej

Alibej është marrë në pyetje nga  grupi hetimor për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes. Mësohet se Alibej ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit dhe ka mohuar akuzat.

Kujtojmë se gjithashtu burime bëjnë me dije se Alibej është dhe porositësi i vrasjes së Bujar Çelës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, ngjarje e ndoshur tre ditë më parë. Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, i dyshuar si autori i vrasjes së vëllezërve Haxhia në Shkozet dhe si një nga grabitësit e Rinasit.

Alibej mësohet se ka një të shkuar kriminale dhe ka marrë pjesë në trafiqe ndërkombëtare droge. Ai përdorte dhe dy emra të tjerë; Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektivi i një atentati me armë që përfundoi në masakër ditët e fundit të dhjetorit 2018.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi. Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.