E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Porti i Durrësit/ Danaj: Do investohen para nga korrupsioni i brendshëm!
Lajme

Porti i Durrësit/ Danaj: Do investohen para nga korrupsioni i brendshëm!

Pse s’i tregojnë kompanitë reale?

Eksperti i Ekonomisë, Vjoldi Danaj  deklaroi se dyshimet janë shumë të mëdha për një aferë duke u nisur nga shpejtësia për tu aprovuar në kuvend dhe se kompanitë reale përfituese janë të fshehura dhe nuk dihen.

Eksperti tha se nuk dihet nga vijnë paratë dhe kush i hedh tek kompanitë offshore ndërsa shtoi se dyshohet që këto mund të jenë para të brendshme të krijuara nga korrupsioni që vendosen në dispozicion të këtij projekti.

“U tha se është Emaar me përfaqësuesit e saj që do investojë, pastaj u duk sikur këta i shitën aksionet në një kompani e përfaqësuar nga një person, investim 2 mld euro që përfaqësohet nga një person i vetëm fizik.

Pastaj kompanitë e tjera janë offshore. Këto kanë objektiv kryesor pastrimin e parave dhe kanë përdorur sektorin imobiliar. Më shumë se projekt për të zhvilluar Durrësin, do jenë disa grataçela për tu realizuar rreth portit e zonës së plazhit.

Porti i Durrësit është pikë strategjike e Shqipërisë dhe sa i përket marrëveshjes së NATO-s. Pikat strategjike s’mund të jepen me pëlqimin e qeverisë pa u konsultuar me partnerët.

Qeveria bashkë me ligjin e amnistisë, nëse do dështonte amnistia, po kërkohet të pastrohen disa para.

Nuk është projekt, por disa resorte, jemi mësuar me këto. Studimi i fizibilitetit për Portin e Durrësit nuk e justifikon investimin 2 miliardë dollarë sado që të thithim dhe jahtet.”-tha Danaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.