E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Portieri i Milanit largohet nga fusha, ndërpritet ndeshja për disa minuta
Lajme

Portieri i Milanit largohet nga fusha, ndërpritet ndeshja për disa minuta

Racizmi mbetet një plagë e futbollit. Së fundmit vjen një rast nga Italia, në ndeshjen mes Udineses dhe Milanit, në Bluenergy Stadium – Stadio Friuli (Udine).

Gjyqtari Maresca ndërpreu takimin pas thirrjeve raciste të disa prej tifozëve të Udineses në drejtim të Mike Maignan. Portieri francez, pasi kishte paralajmëruar arbitrin dhe skuadrën vendase, i kishte kërkuar tifozëve të jenë të qetë. Me sa duket, fjalët ranë në vesh të shurdhër, me “gardianin” kuqezi Maignan që vendosi të braktisë fushën.

Për solidaritet, edhe shokët e tij të skuadrës vendosën ta ndiqnin, ndërsa ish-lojtari i Juventusit, Roberto Pereyra u përpoq ta rikthente në fushë. Ndeshja rifilloi pas disa minutash.

Mike Maignan ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon me skuadrën nga Milano dhe ka bërë paraqitje pozitive. Për të ky është sezoni i 3-të në Milano, pas një periudhë të gjatë të Lille.

Dede

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.