Portugezi gjen sërish golin në Champions
Cristiano Ronaldos i mjaftuan 45 minuta për të lënë sërish gjurmë në Champions, kompeticionin e tij të preferuar.
Portugezi shënoi golin e barazimit në fund të pjesës së parë në sfidën ndaj Atalantës, pas një aksioni model të Manchester United.
Me këtë gol ai ngjitet në kuotën e 138 golave në Champions, si askush tjetër, ndërkohë që për këtë sezon është goli i katërt në po kaq ndeshje.
Për Atalantën kishte shënuar më herët Iliçiç. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Juventusi e mbylli në barazim 1-1 pjesën e parë, ndërsa Bayern po fiton 2-1 ndaj Benficas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



