E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Postera  kundër biznesmenit  Samir Mane ‘ pushtojnë’ Tiranën (Foto)
Publik News

Postera kundër biznesmenit Samir Mane ‘ pushtojnë’ Tiranën (Foto)

Protestat ndaj biznesmenit Samir Mane nuk kanë të ndalur. Pas parullave në autostradë sot organizata politike ka vendosur postera në qendër të Tiranës, ku u tregon shqiptarëve se si Samir Mane po pasurohet me gjakun e minatorëve të Bulqizës.

“Samir Mane shtyp minatorët!”, ishte posteri që ka ‘pushtuar’ pallatin e ‘Operas’ në qendër të qytetit. Ndërkohë që në një tjetër poster aktivistët e ‘Organizatës Politike’ e krahasojnë biznesmenin Mane me Grinçin e Krishtlindjeve.

Edhe pse media të sponsorizuara bënë një sërë lajmesh ku donin të zhbënin protestat ndaj Manes, keqtrajtimi dhe kërcënimet për pushim nga puna të minatorëve që ngrenë zërin për mungesë kushtesh në punë dhe pagesë të ulët tashmë janë fakt.

Ndërkohë përfaqësuesit e Organizatës Politike ju bëjnë thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë mallrat në qendrat tregtare të Samir Manes, dhe të përkrahin biznesin e vogël.

Ja njoftimi i Organizatës Politike:

Para pak minutash aktivistët e Organizatës Politike kanë varur në tarracën e Pallatit të Kulturës të vërtetën e madhe të kësaj kohe: Kryeoligarku Samir Mane shtyp minatorët! Për minatorët e Bulqizës nuk ka festa. Ata janë të hequr nga puna dhe të kërcënuar në masë. Samir Manja ka në xhep të gjithë pushtetarët, por nuk mund t’ua mbyllë gojën qytetarëve të vetëdijshëm të Shqipërisë.

Ne nuk do të lemë gur pa lëvizur dhe sakrificë pa bërë që të vendosim të drejtën e minatorëve në vend dhe luftuar oligarkinë që na ka zënë frymën. Poshtë kryeoligarku! Rrofshin minatorët! #BojkotoSamirManen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.