Postimet poshtëruese të Veliajt, apo hapësirat televizive të kthyera në bordello
Fakti që ti nuk sheh, nuk do të thotë se nuk ekzistojnë
Duke marrë shkas nga reagimi tipik i një kategorie lexuesish që në ligjëratë të drejtë shprehet- Unë jam rehat se nuk i shoh hiç.
Ndonëse ti nuk sheh postimet poshtëruese të Veliajt, apo hapësirat televizive të kthyera në bordello, kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë apo nuk bëjnë dëm në këtë shoqëri.
Fjalia- Nuk shoh se ç’bëhet me taksat e mia apo se ç’moral prodhohet në shoqërinë ku jetoj- është fjalia që e solli këtë vend në këtë pikë tragjike.
Nuk shohin juristët, nuk shohin arkitektët, nuk shohin sociologët, nuk shohin psikologët, nuk shohin mjekët, nuk shohin akademikët.
Askush nuk sheh. Vullnetarisht të verbuar.
Post Scriptum- Ndaj, në mundsh atë fjalinë – Jam rehat se nuk i shoh,- kurseje se dëshmon veçse një verbëri të vullnetshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



