Pozicionet e lira për kategorinë e ulët drejtuese në administratë, ja ku ka hapësira
Qeveria ka miratuar vendimin ku përcaktohet procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.
Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e mësipërme është 61 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese.
Pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues, janë gjithsej 10, raporton scan.
Pozicionet
Drejtor i Drejtorisë së Financave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural -kategoria III-a;
Përgjegjës i Sektorit të Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD, në Drejtorinë e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural -kategoria III-a/1;
Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit IPARD, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
Përgjegjës i Sektorit të Ekzekutimit të Pagesave IPARD, në Drejtorinë e Ekzekutimit të Pagesave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Skemave, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria IIIa/1;
Përgjegjës i Sektorit të Promocionit dhe Komunikimit, në në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të Skemave Kombëtare, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
Drejtor i Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a;
Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a;
Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



