E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PPP-të për rrugët/ Soko: Janë të gjitha investime nga shtetit, ndërsa privati thjesht përfiton…
Lajme

PPP-të për rrugët/ Soko: Janë të gjitha investime nga shtetit, ndërsa privati thjesht përfiton…

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko  thotëc se asnjë rrugë në Shqipëri nuk bëhet me partneritet publik-privat pasi të gjitha rrugët investohen me fonde publike.

“Ne e kemi rrëzuar tërësisht partneritetin publik privat dhe e kemi bërë vetëm partneritet publik. PPP janë forma që alternojnë kontributin privat dhe paratë në fillim i hedh privati dhe ia shlyem me kalimin e kohës.

Këtu nuk kemi asnjë rrugë që të jetë mbaruar 100% nga investim privat dhe më pas kur të fillojë operimi të paguajmë kostot e rrugës. Këtu të gjitha rrugët janë investuar me fondet e buxhetit të shtetit, i cili alokohen vit pas viti.

Ku është koncesioni këtu? Këtu është tender. Nëse afati një tenderi është 1 vjeçar këto janë shumë vjeçar.

Nëse do të kishte partneritetp publik privat, privati duhet ta ndërtonte tërësisht rrugën dhe kur makinat të kalonin, shteti të paguante pjesë, pjesë. Ne për të gjitha rrugët ua kemi parapaguar”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.