E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pr.ligji për median online/ Flet ambasadori i BE: Presim që Qeveria …
Politikë

Pr.ligji për median online/ Flet ambasadori i BE: Presim që Qeveria …

Delegacioni i BE dhe Komisioni Europian, kanë shqyrtuar projektligjin për median i hartuar nga qeveria shqiptare dhe po përgatitin komentet e tyre.

Luigi_Soreca

 

 

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ne nje prononcim per RTSH-në ka theksuar se “se presim që qeveria të shqyrtojë komentet tona.

“Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias. Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti” tha Soreca.

“Ne në fakt po shikojmë dhe po e shqyrtojmë nga afër dhe me vëmendje, projektligjin e mediave i cili do të kalojë në Kuvend në muajin shtator, do të vijojmë ta bëjmë këtë punë me vëmendje dhe me të gjithë partnerët tanë. Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë” nënvizoi ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.